Prishen godinat e pabanueshme në Universitetin Bujqësor, Rama & Veliaj japin lajmin e mirë për familjet
13/12/2019 19:34

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit dhe të Forcave të Armatosura nisën demolimin e dhjetë godinave në Universitetin Bujqësor, të cilat ishin dëmtuar nga tërmeti dhe paraqisnin rrezik për familjet dhe studentët e strehuar aty. Pas sistemimit të familjeve që jetonin në 8 prej këtyre godinave në banesa me bonus qiraje, si dhe kompensimit të studentëve që jetonin në dy godinat e tjera, i është hapur sot rruga edhe projektit për ndërtimin e Kampusit të ri Universitar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bashkë me Kryeministrin Edi Rama ndoqën nga afër shembjen e godinave, ku siguruan se mbi këto rrënoja krijohet një mundësi e re për të gjithë ata që studiojnë aty. Kryeministri Rama theksoi se e gjithë zona do të transformohet, ndërkohë që studentët do të kenë kushte moderne. “Rektor, fazë e re për kampusin. Gjërat nuk vijnë të gjitha vetëm për të këqija. Vijnë edhe për të bërë ca të mira. Tani, në këtë rrugë e sipër nga çfarë ndodhi dhe çfarë u rrënua, duhet të rindërtojmë 100 herë më mirë seç ka qenë. Do bëhen konvikte që do jenë për të gjithë studentët e Universitetit Bujqësor, edhe mblidhen të gjithë këtu. Pastrohet gjithë situata dhe ata njerëz që ishin atje, që rrinin në ato kushte mizerabël të shkojnë nëpër shtëpi me qira. Ishin bërë të burgosur të vetë “liri demokracisë” që kujtuan se ju erdhi”, u shpeh Rama. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se do të shtohen hapësirat dedikuar studentëve, ndërsa dha lajmin e mirë edhe për familjet që për vite me radhë kishin zaptuar godinat duke jetuar në kushte të vështira. Veliaj theksoi se edhe këto familje do të kenë kushte shumë herë më të mira strehimi se sa ku ishin. “U kemi çuar kolegëve tanë në Holland planimetrinë e vendit, besoj do të kemi një dizajn para Vitit të Ri se çfarë do të jetë kampusi. Kemi kërkuar për më shumë hapësirë sepse një student i UB nuk bënë dot atë vajtje-ardhje në Tiranë. Ne duam të shtojmë më shumë hapësira pasi vetëm dy godina ishin me student. Tetë godina ishin të zaptuara. Tani ata kanë marrë të gjithë qira për shtëpitë ku janë futur, do marrin nesër një apartament tek këto ndërtimet e reja që ne do të bëjmë dhe këta do të zhvendosen si lagje”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë u shpreh se edhe inertet të cilat mbesin pas prishjes të këtyre godinave, do të përdoren për terminalin provizor që po bëhet tek kthesa e Kamzës. “Tani të gjitha këto përdoren si inerte për terminalin provizorë që po bëjmë tek kthesa e Kamzës, që në kohën tuaj në bashki ka qenë ideja terminalit aty. Momentalisht po transferojmë terminalin e “Shqiponja” që të hapet kantieri për të ndërtuar nënkalimin tek kthesa e Kamzës me përfundimin e këtyre inerteve atje, transferohet para Vititi të Ri terminali aty dhe fillon tek Unaza e Re”, tha Veliaj, teksa e njohu kryeministrin edhe me ecurinë e punimeve për shkollën e re në Kodër Kamëz, e cila ka hedhur edhe katin e dytë. “Jemi në katin e dytë të shkollës së re “Nënë Tereza” që është këtu tek Kodër-Kamza, pra në hyrjen e UB tek toka private që kishim shpronësuar. Me dizajn të Stefano Boerit do të jetë një nga shkollat më të mira ndoshta dhe besoj që edhe mesazhi që merr zona, pra që çdo gjë që prishet vjen një gjë shumë herë më cilësore”, tha ai.

Top News – Ultranacionalistët serbë krah Iranit. Thirrje për të sulmuar bazën amerikane në Kosovë
15/03 23:00
Top Channel/ Mojtaba Khamene u operua në Rusi, u ndihmua nga Putin
15/03 23:00
Top Channel/ ‘Pajtohen’ Starmer me Trump, flasin në telefon për hapjen e Hormuzit
15/03 22:56
Top News – Admirali që po ‘vizaton’ planet e luftës / Kush është Brad Cooper, komandanti i Centcom
15/03 22:15
Top News – Irani nuk do marrëveshje. Ministri i Jashtëm – Nuk ulemi në bisedime me SHBA-në
15/03 22:09
Top News – ‘Do ta ndjekim dhe do ta vrasim’ / Irani kërkon kokën e Netanyahut, lufta përhapet
15/03 21:30
Top News – Është gjallë dhe në komandë! / Irani kundërshton Trumpin: Khamenei i ri nuk ka vdekur
15/03 21:20
Top News – Netanyahu përgënjeshtron Iranin. Tallet me pretendimet se u vra nga sulmet iraniane
15/03 21:05
Top Channel/ “Fëmijët e Xhihadit”! Sonte në orën 20:15 në “Exclusive”, historitë e shqiptarëve
15/03 20:57
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ “Qyteti” nën tokë i Durrësit, infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë
15/03 20:54
Top Channel/ Fatura për turqit në spitalin e Fierit, hapet tenderi për personelin që do akomodohet
15/03 20:49
Top Channel/ Kush u pagua më shumë në Shqipëri? Të dhënat e INSTAT, ekspertët: Rritja e rrogave në…
15/03 20:01
Top Channel/ Pasojat e luftës në Shqipëri, ekspertja që na përfaqësoi në Kongresin e SHBA: Lufta…
15/03 19:47
Top Channel/ Hormuzi bashkon botën kundër Iranit! Britania, Japonia, Kina… pro thirrjes së Trump
15/03 19:45
Top Channel/ Sulmohet baza italiane në Kuvajt, përshkallëzohet tensioni, Irani i përgjigjet Trump
15/03 19:43
Top Channel/ Nadire Meçorapaj zgjidhet kryetare e degës së Partisë Demokratike në Vlorë
15/03 19:41
Top Channel/ Vjedhje në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, merren disa dokumente dhe pajisja e kamerave
15/03 19:40
Top News – Martohet Princ Leka, kurorëzon dashurinë me Blerta Celibashin
15/03 18:47
Top News – Ligji për gjuhën shqipe në RMV. Pendarovski- Problem i madh nëse shfuqizohet
15/03 18:30
DIGITALB DIGITALB