Jo të gjithë personat lindin me aftësi të njëjta. Disa prej atyre , janë ata që fati i ka diferencuar, duke i lënë me aftësi të kufizuara. Por, si është jeta e atyre që jetojnë përkrah këtyre njerëzve? Në studion e emisionit të “Pasdites”, të mërkurën, dy çifte prindërish të ndryshëm rrëfyen për publikun dramën e jetës së tyre.