Konkurrentet republikanë për kandidat presidencial në Shtetet e Bashkuara u përplasën ashpër në debatin e fundit televiziv, ku në shënjestër u vu më së shumti ish-manjati i picave, Herman Cain, i cili ka marrë një revansh të menjëhershëm në sondazhet e opinionit, edhe pse nuk ka mbajtur asnjëherë ndonjë post politik.