23:15 | 13/3/2022

Portokalli, 13 Mars 2022 – Sharësi ( Rritja e cmimeve )

Cabaret Show “Portokalli”- Sezoni 36 Programi “Portokalli” është spektakli më i madh i humorit në Shqipëri. “Portokalli” nuk ka të bëjë aspak me agrumin e njohur “portokalli”, por me ngjyrën portokalli të semaforëve të rrugës. Kjo lidhet me realitetin shqiptar i cili shpesh duket si një makinë e ndaluar në një semafor të mbetur me ngjyrën portokalli, gjë që nuk e lejon as të shkojë përpara e as të kthehet mbrapa. Personazhet e Portokalli janë njerëz të mbetur pikërisht këtu, në këtë pikë kritike, me hallet e tyre të përditshme, të cilët, sic ndodh në një kryqëzim rruge, përballen me fatet e njëri-tjetrit. Çdo të diel, Ora 21:00 në Top Channel.Prezantuar nga Salsano Rrapi, Fjoralba Ponari..

Më shumë ↓