Portokalli, show i vetëm i humorit në Shqipëri dhe për shqiptarët kudo në botë. Karaktere dhe personazhe të spikatura sjellin realitetin dhe jetën tonë përmes një këndvështrimi satiriko-humoristik. Skeçe, dialogje, parodi, imitime, monologje dhe këngë — një show që nuk sjell vetëm të qeshura, por përcjell edhe qëndrime, ide qytetarie dhe mesazhe zhvillimi. Programi trajton dukuri të jetës së përditshme dhe ngjarje me interes për publikun, duke ofruar momente argëtimi dhe reflektimi përmes humorit. Portokalli, ngjyra e vetme e humorit, çdo të diel në orën 21:00! Moderatorë: Kiara Tito & Agron Llakaj