Politikani i pajtimit/ Bashkim Fino do mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm në 1997
29/03/2021 15:09

Në Mars të vitit 1997 Bashkim Fino do të njihej nga të gjithë shqiptarët, jo vetëm nga banorët e Gjirokastrës ku ishte zgjedhur kryebashkiak një vit më parë. Emri i Finos ishte i vetmi që merrte konsensus për t’u zgjedhur në krye të një qeverie të pajtimit kombëtar. Në Shqipërinë e asaj kohe njihej vetëm gjuha e armëve dhe ardhja e një politikani të ri, i panjohur dha shpresë. Ish-presidenti Sali Berisha dha konsensus për të vetmin kryebashkiak socialist që e kishte mirëpritur atë gjatë një vizite në Gjirokastër. Gjatë muajve të trazuar të pranverës së 1997, qeveria e pajtimit kombëtar arriti të vendose pak rregull dhe të organizonte zgjedhjet e reja nga të cilat më pas socialistët fituan shumë thellë. Më pas Fino morri disa poste drejtuese në qeveritë që erdhën më pas. Prej vitit 1997 Fino ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Me qeverinë e re pas zgjedhjeve të qershorit 1997 deri në 1998 ishte Minister i Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Pavarësisht karrierës së mëvonshme në PS, emri i tij do të lidhej përherë me këtë moment, pra do të shihej si njeriu i “pajtimit”. Këtë emër të mirë e zbehu, por nuk e fshiu as betejat e fushatës katarsiste të Fatos Nanos në vitin 2001, ku Fino akuzohej për korrupsion dhe për lidhje me botën e krimit. Më vonë Fino nuk ishte më në vijën e parë, por sërish si deputet I partisë socialiste dhe së fundmi kandidonte I katërti në listën e PS në Fier.

Top Channel/ Rama: Lironi Lungomaren! Bizneseve: Hiqni vetë barrikadat nga trotuaret
06/07 22:59
Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Rama merr shembull Parisin e Londrën/ Reagon për zaptimin e hapësirave publike
06/07 22:26
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top News- Korrupsionin në doganën e Qafë Botës, zbardhen bisedat mes doganierëve grekë
06/07 20:46
Top Channel/ Kosto e lartë, çmimi i ulët! Fermerët tregojnë vështirësitë
06/07 20:28
Top Channel/ Zjarret shtohen, sigurimet ulen! Dëme të mëdha në prona, shqiptarët s’sigurohen
06/07 20:26
Top Channel/ Perimet shtrenjtohen rrugës! Fermerët i shesin lirë, blerësit i 3-fishojnë
06/07 20:24
Top Channel/ 6 mijë vende pune të lira! Të gjitha profesionet që kërkohen
06/07 20:21
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top Channel/ Vlora pastrohet/ Aksion për lirimin e hapësirave publike dhe pastrimin e gjelbërimeve
06/07 19:53
Top Channel/ Zjarri shuhet, tymi toksik vazhdon në Elbasan, mbetjet lëshojnë gazra të dëmshëm
06/07 19:50
Top News- Aksidenti i dytë brenda 24 orësh/ Makinat përplasen në Peqin, 2 të plagosur
06/07 19:06
Top Channel/ Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona te plagosur
06/07 18:01
Top News- Nis lirimi i hapësirave në kryeqytet, Hoxha: Strukturat do vijojnë me vendosmëri
06/07 17:26
Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45