Policia spanjolle ka kapur në jug të vendit një nëndetëse artizanale që do të përdorej për trafikimin e drogave duke thënë se është "hera e parë" që një mjet i tillë ndërtohet në Evropë. Në konferencën e shtypit në Malaga, kreu i policisë Rafael Perez tha: "Ne besojmë se ndërtimi i saj ka kushtuar rreth 1 milionë euro, dhe mjeti nuk ka përfunduar ende. Kur ne ndërhymë nuk ishte lëshuar ende në ujë”.