Policia spanjolle ka publikuar pamjet e disa bastisjeve të festave ilegale në kryeqytetin Madrid. Spanjollët nuk lejohen të dalin nga rajonet e tyre të banimit të paktën deri më 9 prill, për të evituar përhapjen e virusi gjatë Pashkës, por kufizimet nuk përfshijnë turistët, që mund të vijnë në vend me prova vaksinimi apo teste negative.