Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar “EL MEJOR”. Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Kufirit, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore dhe autoritetin portual Durrës.