Policia paralajmëron mos bëhen festa dhe grumbullime për 7 dhe 8 mars
05/03/2021 14:22

Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave antiCovid në kuadër të ditëve festive, 7 dhe 8 mars. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 792 shtetas, për moszbatimin masave antiCovid. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit Kontrolle të shtuara për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese anticovid, në kuadër të ditëve festive 7 dhe 8 Mars, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 . Në vijim të punës për përmbushjen e detyrave funksionale për garantimin e rendit dhe sigurisë, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht dhe për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19. Në këtë kuadër, nisur dhe nga rastet e shkeljes së masave kufizuese të konstatuara nga shërbimet e Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nëpërmjet një telegrami, u ka kërkuar strukturave vendore të Policisë: – Organizimin, planifikimin, instruktimin dhe drejtimin e shërbimeve për kontrollin e territorit, për monitorimin e situatës në territor, për të mos lejuar organizimin e grumbullimeve në vende të mbyllura dhe të hapura, gjatë ditëve festive 7 dhe 8 Mars 2021; – Monitorimin e mbajtjes së detyruar të barrierës mbrojtëse (maskës) nga të gjithë qytetarët, gjatë qëndrimit apo lëvizjes në ambientet jashtë shtëpisë; – Shtimin e kontrolleve në ambientet e lokaleve, bareve, restoranteve, duke njoftuar pronarët dhe administratorët për të mos organizuar apo lejuar grumbullime masive të qytetarëve gjatë festave të 7 dhe 8 Marsit; – Ndërhyrjen për ndalimin e grumbullimeve më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, për festime, mbledhje partiake, ceremoni fetare/martesore, konferenca apo tubime të ndryshme; – Kufizimin/ndalimin e ushtrimit të aktivitetit të bareve, lokaleve, restoranteve, fast food-eve, nga ora 20:00 deri në orën 06:00; – Kufizimin/ndalimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve pa arsye të domosdoshme, nga ora 20:00 deri në orën 06:00; Po në kuadër të punës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese anticovid, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 792 shtetas, për moszbatimin e këtyre masave, konkretisht: – Janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 785 shtetas, për mosvendosjen e maskës mbrojtëse; – Është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë, pronari i një lokali që është konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë; – Janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë, 5 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur me këmbë, pas orarit të lejuar; – Gjithashtu, në qarkun Dibër, është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, një shtetas që ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27