Policia në bashkëpunim me krimin, Duma: A mund të ndihen shqiptarët të sigurt?
11/10/2023 22:14

Flakët e ndezura nga 2 shtetasit ukrainas në mesin e muajit gusht, duke fundosur anijen e mbushur me kanabis të nisur nga Lugina e Patokut, kanë djegur pak ditë më parë shefin e Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj. Përmes një aksioni të inisciaur nga SPAK, efektivët e Policisë së Shtetit vunë në pranga kolegun e tyre në krye të Policisë së Laçit si të përfshirë në trafikun e drogës. Në përgjimet e kryera nga organizata partnere është zbardhur edhe roli që Dritan Metaj kishte në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe. Edhe pse ishte numri 1 i komisaritit të Laçit dhe do të duhej të jepte urdhëra për ndalimin e të inkriminuarve, vetë Metaj rezulton të kishte rolin e transportuesit personal të atij që cilësohet si baron i drogës në këtë grup krimina, Gëzim Çelaj. Sipas përgjimeve të kryera, Metaj dyshohet se lëvizjen e Çelajt dhe dy anëtarëve të tjerë të grupit kriminal, Arben Dalipaj dhe Roland Guzo i bënte personalisht në mënyrë që të mos i kontrollonte njeri apo të mos dyshonin tek ata. Por ky nuk është rasti i parë që një drejtues i lartë policie bashkëpunon apo i shërben grupeve kriminale. Dosja "Metamorfoza 1" nxorri në pah rolin e shefit të operacionales Oltion Bistri dhe prokurorin Xhevahir Lita se si përmes telefonatave dhe sms-ve në aplikacionin Sky EÇ tradhëtonin punën e zyrtarëve dhe efektivëve të Policisë që kishin zgjedhur të punonin ndershmërisht. Të dhënat për përfshirje të të tjerë zyrtarëve në dosjen Metamorfoza 2 ka ngritur dyshimet për të tjera dorëheqje në rradhët e Policisë të cilat duket se pavarësisht kalimit të viteve nuk po mund të vetëpastrohen. Përse bashkëpojnë shefat e Policisë me Krimin? Përse tradhëtohen efektivët e ndershëm? Si mund të ndërpriten lidhjet mes krimit dhe Policisë? A janë kërcënimet apo shumat e majme që i kthen drejtuesit e Policisë në bashkëpunëtotë të anëtarëve të organizave kriminale?

Ekskluzive/ Isaac Herzog fler për Top Story! Lufta! Forca e Izraelit dhe marrëdhëniet me Shqipërinë
11/06 22:46
“Nuk mund të jemi më struca”, presidenti Herzog: Izraeli, hallkë lidhëse me Lindjen e Mesme
11/06 22:46
Si e sheh të ardhmen e Lindjes së Mesme? Herzog: Pajtim mes hebrenjve, muslimanëve dhe të krishterëve
11/06 22:32
“Shqiptarët i shoh si rreze drite”, presidenti Herzog: Jeni njerë të jashtëzakonshëm
11/06 22:29
Protesta nuk ndalet! Curri përplaset me gazetarët! SHBA gati të “hyjë” si arbitër?
11/06 22:27
“Karrota” amerikane për Berishën! Gazetari paralajmëron largimin e kreut të PD! Do tronditeni…
11/06 22:23
Top Channel/ ‘Vdekje tradhtarëve, Shqipëria e shqiptarëve’, vazhdon marshimi, bllokohet trafiku në…
11/06 22:20
“96-vjeçari, vullnetar në ushtri”, presidenti izraelit: Djali im humbi studimet se shkoi në luftë
11/06 22:19
“Mos harroni, Irani sulmoi dhe Shqipërinë”, Herzog: Izraeli po bën luftën e botës së lirë
11/06 22:18
“Do arrijmë një ditë zgjidhje e fqinjët tanë”, Presidenti i Izraelit: Palestinezët i përçau Hamasi
11/06 22:18
Grida Duma hyn nëPresidencë! Njofton intervistën me Presidentin Hercog, çfarë thanë për shqiptarët?
11/06 22:17
Përplasje e fortë! Grida Duma përplasje të fortë me Vangjelin! Pse bën sikur? Fol qartë!
11/06 22:11
Çfarë po paralajmëron Vangjeli! Furtunë në PD! Duhet të dini si të lexoni Sali Berishën…
11/06 22:09
Sulo përballë Currit për Berishën: Kur kishin SHBA të drejtë? Tani apo kur i dhanë “Non Grata”-n
11/06 22:07
“Kush do të vijë, Berisha?”, Sulo ndal Dudushin: Je provokator i lirë… Seriozisht e ke ti?
11/06 22:02
“Ore çfarë ke pirë sot mo? Pse bërtet”, debat i fortë Sulo-Dudushi: Qetësohu! Ata vetëm shtohen
11/06 21:49
“Mos e ngre zërin unë”, Lenc Vangjeli humb durimin! Rakipllari: Ata do shembin sistemin
11/06 21:42
“Protestuesit shumë të bukur, por…”, Vangjeli ndërpritet nga Curri: Fol troç, jo populli më i bukur në botë…
11/06 21:39
“Protesta ngjalli demokracinë”, Sulo përplaset me Currin e Dudushin: Konkurs bukurie, apo demokracie?!
11/06 21:29
“Studentët duan likuidimin e Ramës?!”, Curri cinik: Protesta si Big Brother Bulevard, s’ka thelb!
11/06 21:22