Policia “me dorë të hekurt” gjatë fundjavës/ Vendos 8807 masa administrative dhe arreston 32 shoferë
29/03/2021 14:38

Gjatë fundjavës, policia ka vendosur 8807 masa administrative për shkelje të ndryshme, ndërsa janë arrestuar 32 shoferë dhe janë pezulluar 180 leje drejtimi. Shoferët janë vënë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe drejtim mjeti pa leje. Sa i përket gjobave, 3682 masa administrative janë për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore dhe 5125 masa administrative për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor. Njoftimi i plotë Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë fundjavës: 32 drejtues mjetesh të arrestuar, 180 leje drejtimi të pezulluara dhe 8807 masa administrative. Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë. Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin janë arrestuar 32 drejtues mjetesh, nga të cilët 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 180 leje drejtimi, nga të cilat 139 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Gjithashtu janë vendosur 3682 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore dhe 5125 masa administrative për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor, të ndara si më poshtë: 1759 masa administrative për parakalime të gabuara. 1199 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. 370 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe sjellje agresive në rrugë. 199 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit. 114 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse. 41 masa për shkelje të semaforit. 5125 masa për shkelje të semaforit. Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorsi dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15