Policët e papaguar/ Dietat nuk jepen që prej janarit, 250 mijë lekë borxh çdo polici
27/10/2020 12:26

Shërbime gjatë tërmetit të 26 nëntorit, shërbime gjatë kohës së karantinës, këta janë efektivët e policisë dhe reparteve të forcave speciale. Por asnjëri prej tyre, prej dhjetë muajsh tashmë nuk ka marrë asnjë nga dietat që u takon për punë e bëra jashtë qytetit, apo juridiksionit të drejtorive, komisariateve dhe reparteve ku bëjnë pjesë. Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë së shtetit, Sadetin Fishta, thotë, se një polici, shteti i detyrohet rreth 2.5 milionë lek të vjetra, dietat të papaguara. “Ka që në janar të këtij viti, një pjesë e reparteve speciale, një pjesë tjetër që nga marsi i këtij viti, që kanë kryer me qindra shërbime jashtë rrethit dhe që kanë konsumuar ligjërisht të drejtën për të marrë dietat, për kohën që ata kanë punuar. Vetëm sot, shteti, një punonjësi policie i ka borxh 250 mijë lek të reja, për t’i likujduar për dietat për punën që ka kryer.” Në këtë shkresë që Top Channel disponon, vetëm një repart i forcave speciale në Tiranë, ka bërë kërkesë për rreth 43 milionë lek të reja, për të paguar dietat e efektivëve, për shërbimet që ata kanë kryer gjatë kohës së tërmetit, por jo vetëm, duke numëruar 691 shërbime në disa qytete. Sadetin Fishta, paralajmëron se nëse gjendja vazhdon e tillë, do të merren vendime nga ana e degëve sindikale. “Do bëhet një mbledhje e përgjithshme edhe të degëve sindikale të forcave speciale, që në qoftë se, do të vazhdohet me këtë situatë, do të merret një vendim që të refuzohet dalja në shërbime jashtë rrethit, përsa kohë qeveria nuk bën pagesat e dietave”.

Top News – Rama rikthehet në Vlorë. 50 minuta në Bashki dhe inspektim në ‘Muradie’
07/07 12:29
Top Channel/ Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore e turizmi i aventurës të preferuara nga vizitorët
07/07 12:29
Top News- Arrestohet në Kroaci shqiptari/ I shpallur në kërkim për trafik droge në Itali
07/07 12:26
Top Channel/ Çmimi i rrushit nën kosto! Garanci për verë cilësore, duhen fonde për kantinat
07/07 12:24
Top Channel/ Trafikonin armë, mbeten në burg! Gjykata e Kukësit vendos masën për dy të akuzuarit
07/07 12:23
Top Channel/ Të huajt duan shtëpi në Shëngjin, rritet interesi për banesa në bregdet
07/07 12:18
Top News- Zjarr pranë autostradës së TEG-ut/Në pranga 34-vjeçari që rrezikoi banorët dhe karburantin
07/07 12:15
Top Channel/ Shkoi të vidhte, plagoset! 44 vjeçari qëllohet me armë zjarri nga pronari i shtëpisë
07/07 12:15
Top News- ‘Nuk kam marrë njoftim zyrtar’ / Berisha flet për nisjen e procesit gjyqësor ndaj tij
07/07 12:12
Top News- Grekët shkrijnë doganën e Qafë-Botës/ Arrest me burg për 13 doganierët e korruptuar
07/07 11:11
Top Channel/ Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në burg dy të arrestuarit
07/07 10:45
Top Channel/ Dogji tri sipërfaqe toke duke rrezikuar jetën e banorëve, pranga 34-vjeçarit në Tiranë
07/07 10:18
Top News – Rama zbarkon sërish në Vlorë, vizitë ‘blitz’ në bashki
07/07 09:58
Top News- Masat për sezonin veror/ Policia në aksion, bllokohen mjete lundruese dhe makina
07/07 09:48
Top Channel/ Rama: Lironi Lungomaren! Bizneseve: Hiqni vetë barrikadat nga trotuaret
06/07 22:59
Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Rama merr shembull Parisin e Londrën/ Reagon për zaptimin e hapësirave publike
06/07 22:26
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top News- Korrupsionin në doganën e Qafë Botës, zbardhen bisedat mes doganierëve grekë
06/07 20:46
Top Channel/ Kosto e lartë, çmimi i ulët! Fermerët tregojnë vështirësitë
06/07 20:28