Policët e papaguar/ Dietat nuk jepen që prej janarit, 250 mijë lekë borxh çdo polici
27/10/2020 12:26

Shërbime gjatë tërmetit të 26 nëntorit, shërbime gjatë kohës së karantinës, këta janë efektivët e policisë dhe reparteve të forcave speciale. Por asnjëri prej tyre, prej dhjetë muajsh tashmë nuk ka marrë asnjë nga dietat që u takon për punë e bëra jashtë qytetit, apo juridiksionit të drejtorive, komisariateve dhe reparteve ku bëjnë pjesë. Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë së shtetit, Sadetin Fishta, thotë, se një polici, shteti i detyrohet rreth 2.5 milionë lek të vjetra, dietat të papaguara. “Ka që në janar të këtij viti, një pjesë e reparteve speciale, një pjesë tjetër që nga marsi i këtij viti, që kanë kryer me qindra shërbime jashtë rrethit dhe që kanë konsumuar ligjërisht të drejtën për të marrë dietat, për kohën që ata kanë punuar. Vetëm sot, shteti, një punonjësi policie i ka borxh 250 mijë lek të reja, për t’i likujduar për dietat për punën që ka kryer.” Në këtë shkresë që Top Channel disponon, vetëm një repart i forcave speciale në Tiranë, ka bërë kërkesë për rreth 43 milionë lek të reja, për të paguar dietat e efektivëve, për shërbimet që ata kanë kryer gjatë kohës së tërmetit, por jo vetëm, duke numëruar 691 shërbime në disa qytete. Sadetin Fishta, paralajmëron se nëse gjendja vazhdon e tillë, do të merren vendime nga ana e degëve sindikale. “Do bëhet një mbledhje e përgjithshme edhe të degëve sindikale të forcave speciale, që në qoftë se, do të vazhdohet me këtë situatë, do të merret një vendim që të refuzohet dalja në shërbime jashtë rrethit, përsa kohë qeveria nuk bën pagesat e dietave”.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12