Pogradeci synon turizmin në 4 stinë, por në prag të sezonit turistik veror bregu i liqenit ende nuk është gati. Në verë janë të shumtë vizitorët që zgjedhin të pushojnë nga Pogradeci deri në Tushemisht, por ndërkohë bregu i liqenit lë shumë për të dëshiruar.