"Nostalgjia çapitet në rrugët me kalldrëm” është një botim lirikash me një shqipe të pastër i Panajot Bolit nga Delvina. Autori i përket minoritetit grek në Shqipëri, por thotë se shqipja i tingëllon po aq bukur sa gjuha amtare dhe shumë ndjesi arrin t’i përcjellë më mirë në shqip.