Covid 19 solli dëme mjaft të mëdha në turizëm për këtë vit por si të mos mjaftonte edhe moti i pa qëndrueshëm po largon pushuesit nga zonat bregdetare. Jemi në javën e parë të muajit gusht. Kjo është pamja që të ofron Shëngjini më shumë pak pushues si pasojë e motit të paqëndrueshëm. Të vetmit që ndodhen në bregdet kanë ardhur për të shfrytëzuar rrezet e pakta të diellit. Pjesa më e madhe e çadrave janë të mbyllura. Ulja e temperaturave dhe moti me vranësira dhe me erëra nuk po josh askënd për tu larë në det. Një pjesë e atyre që kishin nisur pushimet tashmë po largohen por ka dhe nga ata që pavarësisht motit dhe covid 19 kanë vendosur ta shfrytëzojnë plazhin, pavarësisht situatës.