VLORË- Edhe pse e gjithë Shqipëria është në karantinë dhe në izolim për shkak të Covid-19, disa qytetarë në Vlorë kanë zgjedhur që këtë të diel të shijojnë rrezet e diellit në breg të detit. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihen qytetarë të shumtë duke bërë plazh ndërkohë që rreth e rrotull nuk forca të rendit për t’i këshilluar që të shkojnë në shtëpi dhe të mos bëhen burim potencial i përhapjes së CoVid-19.