Plani i Italisë për Shqipërinë/ Rama dhe Di Maio nënshkruajnë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik
20/11/2020 15:13

Kryeministri Edi Rama dhe Luigi Di Maio Ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Italian, firmosën marrëveshjen për krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm Shqipëri-Itali me fokus intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. “Tema për të cilën do të angazhohemi menjëherë është tema për planin e investimeve për Ballkanin I cili ka tre shtylla kryesore, transport e infrastrukturë,energji dhe dixhitalizim dhe në dy shtyllat e para Italia ka ekspertizën e cmuar në arenën ndërkombëtare dhe ka vullnetin për të qenë pranë nesh”. “Marrëdhëniet tona ekonomiko tregtare janë tashmë shumë të fuqishme. Por ne duhet të bëjmë edhe më mirë. Ne shpresojmë për një shtim të prezencës së arsimit italian në Shqipëri duke e shtrirë mësimdhënien e gjuhës italiane edhe në shkollat teknike dhe profesionale. Kjo do të ishte në një linjë me stadin e bashkëpunimit ekonomik”. Luigi Di Maio u ndal edhe integrimin e Shqipërisë drejt BE. “Objektivi ynë më i ardhshëm do të jetë të punojmë që të thirret konferenca e parë ndërqeveritare mes BE, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pavarësisht ndalesës që pësoi ky proces këtë javë, në Këshillin e çështje të përgjithshme të BE, do të nxisim vendet e unionit përsa i përket nisjes të konferencës që përmenda”. Lufta me Covid kërkon një sforcim të përbashkët tha ministri Di Maio ndërsa kryeministri Rama foli për përpjekjet në sigurimin e vaksinës anti-covid. “Italia falë kësaj lidhje të veçantë është pranë nesh siç është BE që vendet e rajonit mos të mbeten prapa në garantimin për personelin mjekësor sipas radhës për mësuesit, forcat e policisë e të popullatës më tej”.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41