Plagosi gruan italiane për pasurinë/ Carlotta tregon sulmin nga burri i saj në festën e ditëlindjes
29/01/2021 15:43

Kastriot Dema dhe Carlotta Dossena zotërojnë një kompleks turistik në Vilëbashtovë. Konfliktet mes çiftit kanë qenë të vazhdueshme dhe Carlotta rrëfen se bashkëshorti do t’i marrë gjithçka që ka investuar. “Unë isha në restorant, po darkonim me stafin. Dëgjova tre goditje të forta, hapa dritaren për të parë. Mendova se ishte pistoletë, hoqëm fëmijët. Kur hapa dritaren, shoh kokën e bashkëshortit që ndodhet në arrest shtëpie në katin e dytë dhe filloi të më kërcënonte dhe ofendonte“. Kastriot Dema ndodhej në katin e dytë të ndërtesës, në arrest shtëpia, pas denoncimit të Carlottës për dhunë. “Kur filloi të kërcënonte ndërhynë disa anëtarë të stafit. Pastaj ai zbriti dhe filloi të më qëllojë me thikë. U mbrojta me krahë se filloi të më godiste në fytyrë. Kam 5 goditje me thikë në krah. Kam pasur dhe të tjera goditje, më ka shkulur flokët dhe më hodhi në tokë. Ndërhynë dy djem nga stafi ta largonin nga unë se unë nuk mundesha. Pashë që tentoi të ikte por u rrëzua, nuk e pashë mirë se isha në tokë“. Sipas saj, shkaku i konflikteve të vazhdueshme është ekonomik. “Unë kam investuar në Shqipëri çdo gjë që kisha dhe ai do të ma marrë”, rrëfen Carlotta në “Shqipëria live”. Kastriot Dema plagosi me thikë bashkëshorten e tij italiane Karlotën, në ditën e saj të lindjes. Prej disa vitesh çifti ishte kthyer nga Italia dhe kishte ndërtuar një resort turistik në kodrat e fshatit Ballaj. Në një reportazh të emisisonit “Fshtrat e Shqipërisë” në Top Channel në korrik të vitit të kaluar të dy flisnin me shumë pasion për punën e tyre në kompleksin turistik që kanë ngritur në Vilëbashtovë.

Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
DIGITALB DIGITALB