Plagosi 43-vjeçarin në sy të fëmijës pas konfliktit për pronën, arrestohet autori në Lezhë
01/12/2020 11:32

Lezhë – Policia e Lezhës ka vënë në pranga autorin e plagosjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Balldre të Lezhës. Pas dy orësh kërkimesh, polica ka arritur të vërë në pranga Gjin Gjinin 69-vjeç. Sipas policisë, për motive pronësie Gjin Gjini ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin Hil Gjinin., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Konflikti ka ndodhur në sy të fëmijës së Hil Gjinit i cili ka qenë në makinë me të atin. Plagosja është kryer me një pushkë, armë kjo që është sekuestruar nga policia. Njoftimi i policisë: Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi H. Gj. Kapet pas dy orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë së Lezhës, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 43-vjeçarit. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit tip “Pushkë”, me të cilën autori kreu plagosjen. Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Balldre, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë në rrethinat e fshatit Balldre dhe të vërë në pranga shtetasin Gj. Gj., 69 vjeç, banues në Balldre. Ky shtetas dyshohet se për motive pronësie ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin H. Gj., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14