#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Tema: Ka shqiptarë të suksesshëm që kanë zgjedhurskenat ndërkombëtare për të shfaqur talentin e tyre, ka edhe qytetare indonezianë që kanë zgjedhur Shqipërintë qëndrojnë, të mësojnë, punojnë dhe të këndojnë! Kim, djaloshi që tregoi historinë e tij në studion e Ftesënë 5, pak javë më parë, I apasionuar për muzikënpopullore shqiptare, tashmë ka një këngë të tijën! Të ftuar: Kim Anpas – këngëtar Gazetarë: Xhuljana Lakuta "Ftesë në 5" programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.