Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili gjatë fushatës elektorale ishte shprehur se nuk ishte për prishjen e Piramidës, deklaron në një intervistë për "Zërin e Amerikës" se në kushtet kur ka një ligj, Bashkia i përmbahet shtetit ligjor.