Kjo foto quhet Gjon Pali dhe e bija dhe i përket vitit 1913. Autor i saj është Kolë Maca. Emrin e Kolë Macës nuk e kishim ndeshur deri para pak vitesh, derisa shpaloset me profilin e duhur në studimin monografik “Pikëllim në një foto të vjetër” me autor Qerim Vrionin. Po çfarë ka të veçantë kjo fotografi nga ana artistike dhe dokumentare?