Qytetarët shqiptarë po konusmojnë midhje të Sarandës të pa certifikuara dhe pa asnjë lloj kontrolli. Alarmin e ngre KLSH pas kontrollit të bërë në ministrinë e bujqësisë për zbatimin e politikave të peshkimit, ku ka rezultuar se qendra e Grumbullimit dhe Depurimit të Midhjes Sarandë nuk siguron që e gjithë sasia e prodhuar e midhjeve të kalojë në qendër për çertifikim.