Përurohet “rrjedha turke”/ Në ceremoni për gazsjellësin Erdogan, Putin dhe Vuçiç
08/01/2020 15:25

Vladimir Putin, mbërriti në Stamboll një ditë përpara ceremonisë së inagurimit të gazsjellësit “Rrjedha Turke”, ku është i ftuar nderi në krah të presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan, i cili ka kohë që kërkon të kthejë vendin e tij në një qendër energjetike. Rrjedha Turke është një projekt për të cilin është punuar prej 5 vjetësh tashmë dhe ka një kosto prej afro 8 miliardë dollarësh. Gazsjellësi do të transportojë gazin rus në Turqi, me gjysmën e vëllimit që rrjedh më tej në Ballkan dhe Europën Qendrore, përfshirë Bullgarinë, Serbinë dhe Hungarinë. Ky projekt është pjesë e qëllimit afatgjatë të Rusisë për të zvogëluar ose përfunduar tranzitin e gazit përmes Ukrainës. Putin udhëtoi drejt Ankarasë nga Damasku, ku zhvilloi bisedime me presidentin sirian Bashar al-Asad. Në ceremoninë e inaugurimit në Stamboll, do të jetë I pranishëm edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Vuçiç do të takohet gjatë kësaj ndalese me Erdoganin, Putinin si dhe kryeministrin bullgar Boyko Borisov. Tubacioni i ri është praktikisht pasardhës i Rrjedhjes Jugore, ndërtimi i së cilës u braktis nga Moska dhjetorin e vitit 2014 sepse nuk arriti të respektonte rregullat e Bashkimit Europian. Këto rregulla e bënin të qartë se një kompani nuk mund të zotërojë edhe gazin, edhe tubacionin. Rrjedhja turke ka shkaktuar që tani shqetësime për shkak të vendimit që Agjencia serbe e Energjisë pat nxjerrë në 5 mars të 2019-tës, duke e përjashtuar tubacionin e ri nga rregullat e BE-së dhe duke mos përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga Komuniteti i Energjisë si një organ rregullator europian.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30