Përurohet fusha sportive e shkollës “Sabaudin Gabrani”, Veliaj: “Do transformojmë çdo cep të Tiranës
03/12/2020 14:48

Njësisë 7 në kryeqytet i shtohet një tjetër fushësportive, ajo e shkollës “Sabaudin Gabrani”. Falë projektit të BashkisësëTiranës dhe me financim të Bankës Raiffeisen, është realizuar sistemimi dhe riparimi i fushës ekzistuese,e cila është kthyer në një fushë multisportive, ndërsa është shtuar edhe një fushë futbolli,si dhe kthimi i sheshit përreth fushave në hapësira në funksion të aktivitetit fizik, sipas standardeve dhe normativave teknike për ndërtimin e fushave sportive. Në përurimin e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e vuri theksin në rëndësinë e sportit dhe jetës së shëndetshme, veçanërisht në këtë situatë pandemie. “Nëse pandemia na mësoi një gjë, ajo është rëndësia e shëndetit, oksigjenimi, aftësimi fizik, lufta kundër obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse kalon kjo pandemi dhe nuk nxjerrim asnjë mësim, do të thotë që nuk kemi aftësi të korrigjohemi si shoqëri. Fakti që ne po mbjellim më shumë pemë dhepo ndërtojmë më shumë terrene sportive, do të thotë që kemi mësuar nga kjo eksperiencë dhe po bëhemi si shoqëri më të mirë seç ishim përpara një viti”, u shpreh Veliaj. Ai ftoi qytetarët që të përqafojnë këto nisma, si dhe të krijojnë mundësi të reja për të shtuar parqet dhe këndet sportive, kudo ku ka nevojë dhe hapësira në blloqet komunitare. “Ftesa për gjithë qytetarët është:Na bëni me dije, nëse ka edhe një qoshk mes pallateve, ku fëmijët mund të rrinë në ajër të pastër dhe mund të luajnë, jemi të gatshëm ta investojmë”, tha Veliaj, duke falenderuarata që i janë bashkuar investimeve të tilla me vlerë për Tiranën. “Bashkia nuk ia del dot vetëm, nëse nuk ka ndihmën e bankave dhe filantropisë, nëse nuk e ka ndihmën e atyre që janë rezidentë, edhe pse përkohësisht, siç janë të gjithë diplomatët e huaj. Kështu që, faleminderit shumë dhe mezi pres të bëjmë akoma më shumë në të ardhmen”, tha Veliaj.

Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59