Kanë rezultuar negativë nga koronavirusi stafi mjekësor i Spitalit të Beratit i cili është vetë karantinuar pasi një paciente e cila nuk tregoi se ishte në Itali dhe u shtrua me simptoma të gripit i gënjeu. Këtë e bëri me dije sot Albana Fico, drejtore e IShP, në një komunikim me gazetarët. “Personeli mjekësor i Beratit është rast i përfunduar, personeli i vetëkarantinuar është testuar ka dalë negativ, e ky është lajm i fundit“, tha ajo.