Përse u rritën eksportet shqiptare/U rrit kërkesa nga boshllëku që la pandemia me eksportet nga Kina
18/12/2020 15:19

Rigjallërimi i eksporteve në nëntor është një sinjal pozitiv për ekonominë. Për ekspertin e ekonomisë Gent Beqiri, kjo rritje ishte e pritshme dhe është ndikuar nga dy faktorë kryesorë: kërkesa e lartë e fundvitit dhe tërheqja e mallrave “Made in Albania” pas një mbyllje disamujore për shkak të pandemisë Covid-19. Gent Beqiri, ekspert për ekonominë: Unë e shoh këtë lajm pozitiv, pra tërheqjen e makinerie dhe mallrave të tjera si pasojë e mbylljes disa mujore gjatë pandemisë. Pra, kemi një spostim të kërkesës nga gjithë viti në një periudhë të caktuar që është fundi i vitit. Nga një gropë e krijuar kemi një normalizim. Pozitiv është fakti se kemi edhe një diversifikim nga vendet tradicionale fqinje e rajon drejt vendeve të qendrës së Europës. Sipas Gent Beqirit, diversifikimi është mënyra më e mirë e kapërcimit të krizës. Kjo shton ai vlen veçanërisht për fasonët, të cilët duhet të shfrytëzojnë rastin për të kapur tregjet e tjera duke ndryshuar linjën e prodhimit. Gent Beqiri, ekspert për ekonominë: Padyshim që në këtë moment duhet të orientohet çdo gjë te kërkesa dhe të kapet tregu duke plotësuar nevojë që ka lënë tregu i vendeve të Azisë si Kina apo shtete të tjera dhe të diversifikohet prodhimi. Kjo padyshim kërkon mbështetje por duhet shfrytëzuar si mundësi. Pavarësisht trendit pozitiv të muajit të kaluar, ekspertët paralajmërojnë se eksportet mund t’i rikthehen sërish rënies në muajt në vijim për shkak të rikthimit të masave bllokuese që po ndjekin vendet partnere tregtare të Shqipërisë.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14