LSDM-ja ka dorëzuar nismën për vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit maqedonas. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, Oliver Spasovski, hapi i parë do të jetë zgjedhja e kryetarit të Parlamentit, i cili duhet të largojë argumentin e pakuptimtë të Gjorgje Ivanovit mbi dorëzimin e mandatit për formimin e qeverisë.