Grupi parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi një takim të papritur, menjëherë pasi kryetari i ri i grupit parlamentar, Edi Paloka, njoftoi se PS ka refuzuar, në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, për t'i dhënë më shumë kohë opozitës, për t'u përgatitur për debatin parlamentar rreth programit të qeverisë së re.