Një aksident është shënuar këtë të premte në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e këtij aksidenti është krijuar një radhë kilometrike trafiku në drejtim të Tiranës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Fatmirësisht, mësohet se ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.