Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në një dalje para mediave foli gjatë mbi situatën e përmbytjeve në jug të vendit. Zoti Nishani vlerësoi se “situata në terren është e rënduar” dhe se “institucionet shtetërore duhet të angazhohen për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë”.