Fermerët e Nënshkodrës në këtë moment as që nuk i mendojnë aplikimet për ndihmë financiare nga shteti. Prodhimet e tyre janë shkatërruar. Ujërat që përmbyten zonën u larguan, por pas kanë lënë çdo gjë të kalbur dhe nën baltë. Të gjitha prodhimet bujqësore të mbjella në këtë stinë u shkatërruan nga ujërat.