Përmbytje, zjarre, epidemi/ Faji është i ndryshimit të klimës
14/11/2019 19:41

Përmbytje ekstreme në Venecia, zjarret në Australi e madje edhe shpërthim epidemie në Kinë, të gjitha këto i janë atribuar ndryshimeve të klimës këtë javë ndërkohë që kërkuesit kanë paralajmëruar se ngrohja globale mund të ngarkojë gjeneratat e ardhshme me sëmundje që zgjasin përgjatë gjithë jetës. Venecia shpalli gjendjen e emergjencës pas përmbytjeve apokaliptike që zhytën nën ujë bazilikën historike të saj dhe sheshet apo ndërtesat qindra vjecare. “Ky është rezultat i ndryshimeve të klimës”, tha kryebashkiaku Luigi Brugnaro. Në anën tjetër të botës, pjesë të Australisë janë zhuritur nga zjarret e egra këtë javë me katër persona që kanë humbur jetën dhe me komunitete të tëra që janë detyruar të braktisin shtëpitë për të shpëtuar nga flakët. Në Kinë, zyrtarët e shëndetësisë kanë raportuar shpërthimin e një murtaje të rrallë pneumonike pasi dy raste u konfirmuan në Pekin. Ata ishin infektuar në mongoli, ku popullata e brejtësve është shtuar në mënyrë dramatike si pasojë e thatësirës së vazhdueshme, shkaktuar nga ndryshimet e klimës. Një zonë me përmasat e Holandës ishte goditur nga murtaja e minjve, verën e kaluar. Dhe pasoja akoma më të rënda për shëndetin po zbulohen. Revista mjekësore The Lancet, publikoi një studim ku thuhej se ndryshimi i klimës po dëmton shëndetin e njerëzve përmes rritjes së numrit të eventeve ekstreme të motit apo përshkallëzimit të ndotjes së ajrit. Një botë më e ngrohtë, rrezikon mungesë ushqimesh, sëmundje infektive, përmbytje dhe të nxehtë ekstrem. Nëse nuk bëhet diçka – paralajmërojnë kërkuesit – pasojat do të rëndojnë mbi një gjeneratë të tërë, me sëmundje dhe epidemi gjatë gjithë kohës.

Top Channel/ SHBA sërish sanksione Rusisë! Të përfshirë qindra kompani, përfshirë ato me bazë…
01/05 22:56
Top News/ Shkuan për të parë kafshët por u bllokuan nga përmbytjet, turistët për pak e pësojnë
01/05 22:53
Top Channel/ Përmbytjet në Brazil, tetë të vdekur e 21 të zhdukur nga reshjet e mëdha
01/05 21:59
Top Channel/ Netanyahu s’pranon këshillën për t’i dhënë fund luftës, Turqia e padit për gjenocid
01/05 21:58
Top Channel/ Kanceri i gjirit tek gratë dhe vajzat,ekspertët:Mamografia të nisë në moshën 40 vjeçare
01/05 21:22
Top Channel/ Protestat në SHBA, “dhunë e tmerrshme në kampuse, situata jashtë kontrollit!”
01/05 20:53
Top Channel/ “Pajisjet e shkatërruara të armikut”! Kremlin, ekspozitë me armët e kapura në Ukrainë
01/05 20:48
Top Channel/ Vrau para fëmijëve partneren që kërkoi të ndahej sepse e tradhtonte, burgoset britaniku
01/05 19:02
Top Channel/ Babai që humbi vajzën në Kanalin Anglez rrëqeth me deklaratën: Tentova ta shpëtoja…
01/05 19:01
Top Channel/ Humb jetën 7-vjeçarja irakiane, u shtyp në barkën e tejmbushur me refugjatë në La Mansh
01/05 18:44
Top News/ Gaza më shumë dëme se Ukraina. UNMAS: Janë shkatërruar 65 për qind e ndërtesave
01/05 18:34
Top Channel/ Azilkërkuesi i refuzuar paguhet 3.000 paundë nga Britania për të shkuar në Ruanda
01/05 18:34
Top News/ 1 Maji ditë revolte, punëtorët “pushtojnë” sheshet në Argjentinë
01/05 18:20
Top News/ Protestuesit përplasen me policinë në Francë, revolta në ditën e punëtorëve
01/05 18:17
Top News/’Momenti Oppenheimer’ i Inteligjencës Artificiale/Njerëzimi të veprojë para se të jetë vonë
01/05 17:04
Top News/ Tanket ‘ndezin motorët’, gati pushtimi / Pritet vetëm ‘drita jeshile’ për sulmin në Rafah
01/05 17:03
Top News/ Denocimi I Këshillit të Refugjatëve/ Fëmijë të pambrojtur mund të përfundojnë në Ruandë
01/05 15:31
Top News/ Tanket ‘ndezin motorët’, gati pushtimi / Pritet vetëm ‘drita jeshile’ për sulmin në Rafah
01/05 15:07
Top Channel/ Protestat në SHBA, BBC: Dhunë e tmerrshme në kampuse, situata jashtë kontrollit!
01/05 14:59
Top Channel/ Bota, 1 maj protestash: Thirrje për kushte më të mira pune, dhunë në Stamboll!
01/05 14:58