#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Tema: Nga stërvitjet me ekipet e djemve në Korçë, te fanella e Kombëtares dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë me Teutën, Angela Nika po synon futbollin europian. Por përtej fushës së blertë, ajo flet edhe për modelimin, ekranin dhe dëshirën për të treguar feminilitetin e saj në një sport që ende konsiderohet "mashkullor". Të ftuar në studio: Angela Nika- Futbolliste Gazetare: Roland Spahiu "Ftesë në 5" programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.