Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e dy prej tre personave të një familjeje në Demenas të Fierit, të cilët prej ditësh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre. Mësohet se babai dhe vajza kanë shfaqur komplikacione me shëndetin, ndërsa janë nisur me autoambulancë drejt spitalit infektiv në Tiranë.