Përgjysmimi i çmimit të naftës për fermerët, Veliaj: T’i kthejmë sytë tek bujqësia”
22/01/2021 11:50

Nga 1 Janari i këtij viti, Qeveria hoqi akcizën, taksën e qarkullimit dhe atë të karbonit për prodhimet bujqësore, duke realizuar përgjysmimin e çmimit të karburantit për fermerët. Për të diskutuar skemën e mbështetjes me naftë bujqësore në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, takuan administratorët e zonave rurale dhe drejtues të bujqësisë. Kryebashkiaku tha se ky është një lajm i mirë dhe i shumëpritur për Tiranën, e cila me zgjerimin e territorit dhe kompetencave, edhe në çështje të bujqësisë, prek një numër të madh fermerësh. “Këtë fillim vit qeveria dha një lajm të mirë për të gjithë fermerët: nafta do të jetë pa akcizë dhe pa taksa. Kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e fermerëve, sidomos nga ata në luginën e Erzenit, ku toka është edhe më pjellore, ku ka shumë sera dhe zhvillim bujqësor, por edhe në zona të tjera, më malore, ku agroturizmi dhe procese të tjera të lidhura me bujqësinë kanë zënë rrënjë. Para pesë vitesh, jo vetëm që nuk flitej për bujqësinë, por Bashkia e Tiranës nuk kishte asnjë kompetencë në këtë fushë. Pas reformës administrative dhe krijimin e ‘Tiranës së madhe’, ky koncept është transformuar tërësisht. Është momenti më i mirë për të njoftuar këtë risi, thuajse përgjysmimin e çmimit të naftës: që do të thotë se ajo që shkonte më parë për taksa dhe akciza, tani merret si produkt”, u shpreh Veliaj. Ai nënvizoi se kjo nismë e re e qeverisë shërben si një nxitje për ta kthyer bujqësinë në prioritet. “Sot, Tirana ka jo vetëm numrin më të madh të agroturizmeve dhe serave, por edhe aksesin më të madh në tregun një milionësh të konsumatorëve”, tha Veliaj. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi shpjegoi mënyrën e aplikimit të fermerëve për të përfituar. “Hyn në sistem me ID, bën aplikimin me nr. NIPT-i zyra e tatimeve e aktivizon menjëherë. Bëhet kontrollimi i përputhshmërisë së dokumenteve, fermeri kualifikohet dhe merr nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor kartën e naftës falas, të cilën e tërheq në çdo pikë karburanti. Nëse fermerët kanë vështirësi gjatë procesit, mund të marrin ndihmë nga zyrat e AREB-eve, agro-pikat ose të telefonojnë në numrin e gjelbër i publikuar tek faqja e Ministrisë së Bujqësisë”, shpjegoi Ekonomi.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12