Në datën 1 janar kanë hyrë ne fuqi ndryshimet në Ligjin për Ndihmën Juridike, për çdo shtetas që nuk ka mundësi financiare, i cili mund t'i kërkoje shtetit avokat për proceset penale, civile apo administrative dhe që gjithashtu përjashtohet edhe nga pagimi i taksës gjyqësore dhe i çdo shpenzimi gjyqësor.