14.5 miliardë lekë më shumë fonde buxhetore për vitin 2021 për të çuar deri në fund investimet publike të nisura. Është kjo kërkesa e ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku drejtuar deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, si e vetmja formë që sipas saj do të shmangte pezullimin e tyre dhe krijimin e detyrimeve të reja. Komisioni ka shprehur mbështetjen, por ka kërkuar mirëkuptimin e ministres për shkak të presionit që ka shkaktuar pandemia në financat publike.