Për koncesionet, 120 milionë euro- Fatura e pagesave në vitin 2020 do të rritet me 18 përqind
04/11/2019 19:43

Qeveria do të paguajë 14.6 miliardë lekë ose rreth 120 milionë euro vitin e ardhshëm për kompanitë koncesionerë. Të dhënat e bëra publike në relacionin e projektbuxhetit tregojnë se krahasuar me këtë vit, fatura e koncesioneve do të rritet me rreth 18 për qind, për shkak të hyrjes në fuqi të kontratave të reja. Aktualisht qeveria shqiptare paguan nga buxheti 10 kontrata koncesionare. Për njërën prej tyre, atë të hidrocentraleve mbi lumin Devoll ky është viti i fundit i shlyerjes. Por edhe pse përfundon Devolli, vitin e ardhshëm do të nisin pagesat për katër koncesione të reja, që janë ai i laboratorëve, shkollat në bashkinë e Tiranës si dhe dy kontratat e rrugëve, ajo Milot- Balldren dhe Orikum- Dukat. Pagesat buxhetore për koncesionet janë rritur me ritme dyshifrore, veçanërisht gjatë viteve të fundit. Kjo ka bërë që fatura e tyre në buxhet të dyfishohet brenda vetëm tre viteve, nga 7 miliardë lekë që ishte në 2017-ën, në mbi 14 miliardë lekë vitin tjetër. Parlamenti ka miratuar një ligj, i cili sanksionon se shuma e përgjithshme të pagesave për kontratat koncesionare nuk mund të tejkalojë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës. Në rast se pagesa për koncesionet i afrohet kufirit prej 5 përqind të të ardhurave atëherë qeveria automatikisht ndërmerr masa korrektuese duke rritur taksat ose duke shkurtuar shpenzimet publike në sektorët e tjerë të ekonomisë. Por deri tani, edhe pse në trend rritës, pagesat për koncesionet mbeten brenda kufirit ligjor. Sipas të dhënave nga buxheti, për vitin e ardhshëm, fatura që qeveria do të paguajë për kontratat e Partneritetit Publik privat pritet të arrijë sa 3.3 për qind e të ardhurave tatimore që mblidhen në buxhet nga 2.8 përqind që është këtë vit.

Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11
Top Channel/ MatchMaker Albania, Ibrahimaj: Investimet strategjike mbi 6 miliardë euro
26/03 13:10
Top Channel/Shqipëria, rrugë kalimi për drogë, 34 kg të nisura nga Maqedonia e Veriut, kapet në kufi
26/03 12:56
Top Channel/ Mot i keq në Vlorë, anulohet lundrimi Brindisi-Vlorë, nuk lejohen e mjetet e vogla
26/03 12:49