Rrallë ka qytetarë të Elbasanit të cilët nuk njohin Arzie Sadikun. Prej 48 vitesh, që sa doli nga bankat e shkollës, ajo shërben si infermiere në kirurgjinë e Elbasanit. Sot, edhe pse pensioniste, Arzien e gjejmë në punë. Ajo nuk i është dorëzuar pensionit, ndërsa me përkushtim vijon t’i shërbejë pacientëve të saj.