Partia Demokratike e konsideroi situatën e përmbytjeve të papërballueshme, pavarësisht përpjekjeve të strukturave vendore. Për këtë arsye opozita kërkoi ngritjen e Shtabit Qendror të Emergjencës, ndërsa qytetarëve në zonat problematike u bëri thirrje të bashkëpunojnë me autoritetet.