Partia Demokratike i ka kërkuar sërish sot prokurorisë të nisë hetimet për akuzat e Gjergji Thimios në sallën e gjyqit që po zhvillohet ndaj tij. Pas akuzave të PD reagoi Partia Socialiste, e cila akuzoi opozitën se nuk kurseu as ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Deputetja Blerina Gjylameti deklaroi se, PD është kapur pas përallave të trafikantit që kërkon t’i shpëtojë ndëshkimit.