Përmes deputetes Jorida Tabaku, Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë të vëllait monopolin e kontrollit të tregut të bixhozit, duke fituar miliona euro nga numri i lartë i pikave të basteve, që janë katërfishuar në 4 vjet.