PD kërkon bashkëdrejtim dhe të drejtë vetoje për reformën e drejtësisë
28/01/2015 00:00
Demokratët do të marrin pjesë në hartimin e reformës në drejtësi, por me një kusht të ri; Komisioni i Posaçëm për këtë çështje të ketë numër të barabartë anëtarësh nga mazhoranca dhe opozita dhe të jetë me bashkëkryesim.