Partia Demokratike ka kërkuar nga Prokuroria verifikimin e një tjetër kryebashkiaku të Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për Mark Babanin, kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.