Patozi e Topalli, me një listë/ “Armiq Rilindja, opozita e kompromentuar e Bashës dhe Kryemadhi”
17/12/2020 15:20

Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli ecën në rrugë të ndryshme pas përjashtimit nga listat e Partisë Demokratike në vitin 2017. Sot dy ish-zyrtarët e lartë demokratë drejtojnë formacionet e tyre politike dhe do bashkohen sërish për një kauzë të përbashkët. “Ne kemi profile të ndryshme ndoshta, nuanca të ndryshme që edhe na dallojnë nga njëri-tjetri, por kemi një kauzë të përbashkët që është ndryshimi i politikëbërjes në Shqipëri dhe nga ana tjetër kemi interesa elektorale që na bashkojnë, se në rast se garojmë më vete do e kishin më të lehtë partitë e vjetra për të na spostuar apo copëzuar në zgjedhjet e 25 prillit”, shprehet Patozi. Urat e komunikimit mes drejtuesve të Bindjes Demokratike dhe Lëvizjes për Ndryshim janë vendosur, ndërkohë ka edhe një produkt konkret, vendimi për të garuar më një listë të përbashkët. “Kemi rënë dakord parimisht për një bashkëpunim që i bie listë e përbashkët. Me Jozefina Topallin dhe me këdo tjetër që ju shkon ndërmend që nuk bën pjesë te lista e kundërshtarëve politikë dhe që është i hapur për bashkëpunim”, shton Paztozi. Ka zgjedhur të injorojë sulmet që i vijnë nga ish-partia e tij, të cilën tashmë e rreshton mes 3 kundërshtarëve të tij politikë në zgjedhje. “Që janë Rilindja e Edi Ramës dhe opozita e kompromentuar e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Ata mendojnë se opozita është lloj prone dhe kushdo që futet u rrëmben diçka nga copa e tyre. Opozita është mision. Mund të thonë çfarë të duan për ne, ne ose do i injorojmë, ose do i kthejmë ndonjë shpullë të lehtë”, vazhdon Patozi. Astrit Patozi konfirmon se do garojë vetëm në një zonë elektorale duke refruar atë pjesë të kodit që nuk e mbështet as Venecia.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41