Familja Josifi ku ndodhi tragjedia thuhet se ishte pjesë e komuniteteve ungjillorë por edhe Jehovai, por asnjë prej tyre nuk e pranon këtë fakt. Më herët ishte komuniteti Jehovai, ndërsa më pas edhe ungjilloret. Pastor Akil Pano, thotë se kjo familje nuk ishte pjesë e Kishës Ungjillore në Tiranë dhe se vajzat vite më parë frekuentonin kishën ungjillore në Përmet. “Ato kanë qenë pjesë në Përmet e kishës ungjillore, ku vajzat ishin ende të mitura, por nga informacionet që une kam në Tiranë nuk kanë qenë pjesë”, tha pastori.