Pasojat e mbylljes së kufirit/ Banorët e fshatrave jugorë tregojnë humbjet
06/11/2020 12:35

Iljaz Memushi punon gati 10 orë çdo ditë si taksist në Gjirokastër. Koha e pritjes për klientë muajt e fundit është më e gjatë se koha e punës. Mbyllja e kufirit me Greqinë reduktoi seriozisht të ardhurat ditore për të dhe kolegët e tij për shkak se 30% e xhiros realizohej prej transportit të pasagjerëve drejt Kakavijës. “Ne jemi të lidhur direkt me Greqinë. Sa më e hapur të jetë lëvizja aq më shumë mundësi ka. Mbyllja i ka ndikuar të gjithë. Kishte autobusa, taksi dhe njerëz që shkonin përditë. Tani jemi të gjithë brenda një vathe.” Edhe klientët e Iljazit ata që udhëtonin disa herë në javë drejt Greqisë për arsye shëndetësore, për të blerë ilaçe apo edhe për të punuar si punëtorë sezonalë qarkullojnë shumë pak. Në Dropull ku 80% e popullsisë është në moshë pensioni banorët e vetmuar janë duke ju drejtuar qendrave shëndetësore në Shqipëri për të marrë shërbimet e rastit ndërsa të afërmit në Greqi sigurojnë blerjen dhe transportin e ilaçeve. Paralizimi i shkëmbimeve me Greqinë që prej Qershorit për shkak të Covid-19 besohet se ka goditur rëndë të ardhurat që banorët siguronin prej këtyre shkëmbimeve në të dy anët e kufirit. Kostot për realizimin e tamponëve disa herë në muaj për të kaluar kufirin janë të papërballueshme për shumicën e qytetarëve.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06